Kanë filluar reagimet e para nga LDK pas paraqitjes së parë televizive të kandidatit të kësaj partie për kryetar të Prishtinës.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se është apartiak, pavarësisht se do të garojë nën logon e LDK-së.
“Unë jam apolitik. Nuk jam i anëtarësuar në LDK, por do garojë kandidat i saj. Besoj fuqishëm në Lumirin, i cili po bën reformat e mëdhaja përbrenda LDK-së, e shoh si njeri vizionar, me ide përparimtare, interesi i tij shihet”, deklaroi ai.
Ish-ministri i i LDK-së Lutfi Zharku ka qenë i pari që ka reaguar në mënyrë indirekte ndaj këtyre deklaratave të Ramës.
“Une jam partiak. Une jam LDK”, ka shkruar Zharku në Facebook./Telegrafi/