Telegrafi

Reagimet e ndryshme të adoleshentes, derisa e shikonte motrën që sillte në jetë një fëmijë (Video)

Adoleshentja nga Missouri i Shteteve të Bashkuara, e njohur vetëm si Maya, ka qenë së bashku me motrën më të vjetër, që ishte shtruar në një sallë të maternitetit.

Derisa ajo po sjellte në jetë një fëmijë, 15-vjeçarja ka pasur reagime të ndryshme, meqë ishte hera e parë që shihte procesin e lindjes së fëmiës, transmeton Telegrafi.

Prandaj, ajo kishte reagime të papritshme, përfshirë tmerr, entuziazëm dhe gëzim, në të njëjtën kohë.

Infermieret I kishin kërkuar që të qëndronte në atë pjesë, për ta parë sa më mirë procesin e lindjes, megjithëse kishte hyrë që ta mbështeste motrën në atë moment. /Telegrafi/