Telegrafi

Reagimet e mediave botërore për suksesin e Kosovës: Mrekullia kosovare pranë Euro 2020

Kosova ka shënuar një fitore madhështore gjatë mbrëmjes së kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë ka deklasuar në stadiumin Fadil Vokrri kombëtaren e Azerbajxhanit me rezultat 4-0.

Kjo arritje e përfaqësueses sonë ka bërë jehonë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare që kanë raportuar për këtë ndeshje.

 

“Mrekullia e Kosovës do të lufton për një vend në Euro 2020”, shkruan gazeta spanjolle Marca.

“Kosovës i jepet mundësia për t’u kualifikuar në Euro 2020”, raporton anglezja, Sky Sports.

Jehonë të madhe ka pasur edhe në mediat e rajonit, të cilat kanë shkruar gjerë e gjatë për këtë sukses të Kosovës.

Lexo po ashtu Brenda zhveshtores së Përfaqësueses - festa e merituar e një triumfi madhështor

“Çudia Kosovë në prag të evropianit, Gjermania në fund të pusit”, ka si titull në ballinë revistas kroate, Tportal.

Ndryshe, Kosova në gjysmëfinale të Ligës D do të takohet në mars të 2020 me Maqedoninë. /Telegrafi/

 

Blick.ch

 

L’Equipe

 

Marca

 

Sky Sports

 

Tportal