Kosova ka shënuar një fitore madhështore gjatë mbrëmjes së kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja jonë ka deklasuar në stadiumin Fadil Vokrri kombëtaren e Azerbajxhanit me rezultat 4-0.
Kjo arritje e përfaqësueses sonë ka bërë jehonë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare që kanë raportuar për këtë ndeshje.
“Mrekullia e Kosovës do të lufton për një vend në Euro 2020”, shkruan gazeta spanjolle Marca.
“Kosovës i jepet mundësia për t’u kualifikuar në Euro 2020”, raporton anglezja, Sky Sports.
Jehonë të madhe ka pasur edhe në mediat e rajonit, të cilat kanë shkruar gjerë e gjatë për këtë sukses të Kosovës.
“Çudia Kosovë në prag të evropianit, Gjermania në fund të pusit”, ka si titull në ballinë revistas kroate, Tportal.
Ndryshe, Kosova në gjysmëfinale të Ligës D do të takohet në mars të 2020 me Maqedoninë. /Telegrafi/