Jimmy dhe Nora Elfarra, nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, po ndihmoheshin nga babai të prisnin një tortë, kur aizbuloi se anëtari më i ri i familjes do të jetë një vajzë.
Lajmi se do të bëhen me një motër të vogël, nuk i emocionoi njëjtë fëmijët, pasi njëra qante nga gëzimi, teksa vëllai goditi kokën dhe ishte shumë i hidhëruar, transmeton Telegrafi.
“Nuk u dëshpërua se do të ketë motër, por u ndje se Nora fitoi dhe ai humbi”, ka shkruar nëna tij në përshkrimin e rastit.
Por, shikuesit e videos e kanë pëlqyer reagimin e tyre, duke e shpërndarë në rrjetet sociale. /Telegrafi/
https://youtu.be/Oda2TkUCq_U