Telegrafi

Mediat ndërkombëtare reagojnë pas ndeshjes Angli-Kosovë, vlerësohet lartë paraqitja e Dardanëve

Mediat ndërkombëtare e kanë ngritur lartë paraqitjet e Përfaqësueses së Kosovës në udhëtim te Anglia.

Dardanët u mposhtën me rezultat 5-3 nga Tre Luanët në një ndeshje plot emocion, aksion dhe gola.

Megjithatë, paraqitja e skuadrës së Bernard Challandes nuk ka lënë vend për kritika, por vetëm për duartrokitje.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Angli 5-3 Kosovë: Berisha dhe Muriqi më të mirët, mbrojtja nuk ishte në ditën e vet

Shumica e mediave ndërkombëtare e kanë vlerësuar lartë paraqitjen e Kosovës, duke e cilësuar të vështirë fitoren e Anglisë.

“Kosova i jep Anglisë një frikë në trilerin e tetë golave”, është titulli i artikullir kryesor të The Telegraph.

Në anën tjetër BBC shkruan: “Anglia rikuperohet nga tronditja e hershme e Kosovës për të fituar ndeshjen e tetë golave”.

“Çfarë loje. Anglia fitoi 5-3 ndaj Kosovës”, shkruan Goal.com. /Telegrafi/