Mediat ndërkombëtare e kanë ngritur lartë paraqitjet e Përfaqësueses së Kosovës në udhëtim te Anglia.
Dardanët u mposhtën me rezultat 5-3 nga Tre Luanët në një ndeshje plot emocion, aksion dhe gola.
Megjithatë, paraqitja e skuadrës së Bernard Challandes nuk ka lënë vend për kritika, por vetëm për duartrokitje.
Shumica e mediave ndërkombëtare e kanë vlerësuar lartë paraqitjen e Kosovës, duke e cilësuar të vështirë fitoren e Anglisë.
“Kosova i jep Anglisë një frikë në trilerin e tetë golave”, është titulli i artikullir kryesor të The Telegraph.
Në anën tjetër BBC shkruan: “Anglia rikuperohet nga tronditja e hershme e Kosovës për të fituar ndeshjen e tetë golave”.
“Çfarë loje. Anglia fitoi 5-3 ndaj Kosovës”, shkruan Goal.com. /Telegrafi/