Në zgjedhjet e raundit të dytë, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, doli fitues kundrejt kandidatit të LVV-së, Arben Vitia.
Rama mori plot 40,659 vota ose 51,07% të totalit të votave, duke lënë mbrapa kandidatin e LVV-së, Arben Vitia i cili mori 38,958 vota apo 48,93%.
I njëjti për 1 mijë e 700 vota ka lënë pas Vitinë, duke e fituar kështu mandatin e tij të parë për kryeqytet.
Fitores së Ramës në këto zgjedhje lokale i janë gëzuar edhe disa prej artistëve shqiptare, të cilët e kanë uruar përmes rrjeteve sociale.
Edona Llaloshi, Milot Llalloshi, Cozman dhe Arian Agushi apo siç njihet për publikun, Gold AG, ishin disa prej yjeve që e uruan kryetarin e ri për katër vitet e ardhshme të qeverisjes.
Më poshtë ua sjellim postimet e tyre të plota që më pas u ripostuan edhe nga Rama:
/Telegrafi/