Site icon Telegrafi

Reagime të shumta për statujën e çuditshme të princeshës Diana mbi kalë! (Foto)

Princess Diana (1961 - 1997) wearing a Catherine Walker gown and the Spencer tiara at a banquet in Munich, November 1987. (Photo by Jayne Fincher/Princess Diana Archive/Getty Images)

Në Sheshin Trafagal të Londrës, do të vendoset statuja e princeshës Diana, për nder të përvjetorit të 20-të të vdekjes së saj.

Por, mbështetësit e së ashtuquajturës Princeshë e Popullit, nuk janë aspak të kënaqur me formën dhe përmbajtjen punimit, transmeton Telegrafi.

Princesha që ka vdekur në një aksident në moshën 36-vjeçare, paraqitet e hipur mbi kalë, ndërsa ka të veshur një të sipërme që ia shfaq gjoksin, ka fund dhe taka të larta. Madje, këmbët dhe duart e saj janë shumë të hapura, që është tërësisht e kundërta me stilin e saj elegant që kishte sa ishte gjallë.

“Fakti që do të shpenzohen afro gjysmë milion euro të popullit, është në kundërshtim të plotë me dëshirat dhe qëndrimet që kishte princesha”, ka thënë një nga kundërshtarët e këtij punimi.

Në anën tjetër, skulptori Poul R. Weile ka thënë se kjo është një vepër arti dhe gjithsesi se do të vendoset në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit.

Ndryshe, në tërë botën janë vetëm 36 statuja të grave që shfaqen mbi kalë. /Telegrafi/

Exit mobile version