Një komentator televiziv i së djathtës ekstreme, që mendohet se do të mund të bëhet presidenti i ardhshëm i Francës, shkaktoi zemërim sot duke drejtuar një pushkë kundër gazetarëve dhe duke thënë: ‘Largohuni!’.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Eric Zemmour, 63-vjeçari i pavarur me një urrejtje famëkeqe ndaj shtypit, kreu marifetin në panairin e armëve Milipol në Paris të mërkurën në mëngjes.
Në skenat e postuara në mediat sociale, Zemmour mund të shihet duke tundur armën, pa bërë asnjë kontroll sigurie.
Ai pastaj mërmërit ‘Po bëni shaka? Nxitoni, tërhiquni!’ ndërsa ai drejton armën – një e përdorur nga forcat speciale të policisë franceze – duke parë gazetarët.
Ministrja e shtetësisë Marlène Schiappa sulmoi menjëherë Zemmour, duke e akuzuar atë për papërgjegjshmëri të madhe.
En visite au salon Milipol, Éric Zemmour pose avec le sniper utilisé par le Raid. « Ça rigole plus là hein…Reculez ! », dit-il à la presse pic.twitter.com/oXKsGlZ4qG
— Lucas Burel (@L_heguiaphal) October 20, 2021
“Është e tmerrshme. Sidomos pasi kishte thënë seriozisht se donte të ‘ulte fuqinë e medias’”.
Ndërkohë Zemmour – një ish-gazetar vetë – u përgjigj duke e quajtur Schiappa një ‘imbecile’ dhe duke e akuzuar atë për ‘përpjekje për të ndezur një polemikë groteske’.
Sidoqoftë, marifeti i Zemmour bëri që ata që shikonin të vinin në dukje procedurat themelore të sigurisë, të cilat të gjithë duhet t’i respektojnë kur përdorin një armë zjarri.
“Rregulli 1 është se ‘një armë duhet trajtuar gjithmonë sikur të jetë e mbushur’ dhe rregulli 2 është ‘kurrë mos e drejto ose mos lejo që tyta e armës të drejtohet në diçka që nuk dëshiron ta shkatërrosh’”. /Telegrafi/