Emisioni i pasdites në kanalin dy të transmetuesit publik në Itali, Rai, “Detto Fatto”, është larguar nga skema programore dhe nuk do të transmetohet pas skandalit me udhëzimin e grave të cilat bëjnë “seksi” blerje.
Reagime të shumta ka nxitur ky veprim i tyre dhe në rrjetet sociale, për t’u zhvendosur më pas në gazeta dhe Parlament, transmeton Telegrafi.
Udhëzimin për blerje “seksi” në program e ka bërë valltarja në një mënyrë të çuditshme, sa që qytetarët italianë kanë pyetur “nëse është udhëzim për film për të rritur”, “të jesh seksi, për kë” apo “nëse jemi në çmendinë apo në televizion”.
Non è passato sotto silenzio l'indecente siparietto andato in onda nella trasmissione #DettoFatto.
Insieme ai colleghi del @Mov5Stelle, abbiamo chiesto un'audizione urgente in Commissione di Vigilanza Rai del direttore di Rai2 Ludovico Di Meo affinché spieghi quanto accaduto. pic.twitter.com/CeqUqEXNk5— Conny Giordano (@ConnyGiordano_5) November 26, 2020
Komisioni parlamentar për monitorimin e transmetuesit publik RAI i ka dërguar letër drejtorëve të televizionit, me të cilën dënohet veprimi i pahijshëm “dhe plotë stereotipe se si një femër duhet të jetë seksi edhe kur kryen punë të përditshme”, kurse po shqyrtohet mundësia siç shkruan “Il Fato Contidiano”, që drejtori i përgjithshëm i Rai, Fabricio Salini të ftohet për t’iu përgjigjur Parlamentit.
Gli stereotipi di genere sono duri a morire, ma è questa l'immagine che vogliamo dare nel 2020? È il #25novembre, parliamo pure della violenza contro le donne, ma domani – vi prego – parliamo anche di linguaggio e di come alcuni media ancora oggi raccontano la donna.#dettofatto pic.twitter.com/xiKeqMbEZN
— Mariastella Gelmini (@msgelmini) November 25, 2020
Ndërkohë, drejtori i kanalit të dytë të Rai, Ludoviko Di Meo, ka kërkuar publikisht falje për këtë udhëzim të pahijshëm në programin e transmetuesit publik.
Partia Demokratike, që është pjesë e koalicionit qeverisës, ka kërkuar ndërrimin e drejtorit të televizionit Rai. /Telegrafi/