Pamjet që raportohet se tregojnë ushtarin rus duke ia këputur organet gjenitale një të burgosurit ukrainas, kanë ngjallur reagime në Ukrainë.
Deputetja ukrainase Inna Sovsun shkroi në Twitter se ajo u bllokua nga Twitteri pasi publikoi videon në platformën e mediave sociale.
Pasi ajo kishte rifituar aksesin në llogarinë e saj, Sovsun ndau një imazh ‘screenshot’ të postimit të saj origjinal me videon që ishte e turbullt, transmeton Telegrafi.
Ajo kishte shkruar në postimin e saj origjinal në Twitter: “Ushtari rus nga batalioni çeçen Ahmat preu organet gjenitale të burgosurit ukrainas të luftës”.
“Kjo është ajo që nazistët po iu bëjnë ukrainasve”, deklaroi ajo.
“Rusia duhet ta paguajë për këtë”.
“Jepini Ukrainës armët që na duhen për të ndalur njëherë e përgjithmonë këtë makth. Bota nuk mund të bëhet sikurse kjo nuk po ndodh!”, ka deklaruar deputetja.
Sovsun shkroi në një postim vijues të premten: “Twitter bllokoi profilin tim sot. Sepse postova një video ku një ushtar rus tredh një të burgosur lufte ukrainas”.
Videoja tregon një grup burrash me veshje kamuflazhi ruse që hedhin në tokë një të burgosur lufte ukrainas.
Më pas thuhet se ata përdorin një brisk për t’ia prerë organet e tij gjenitale përpara se t’i tregojnë ato në kamerë.
Në pamjet e mëtejshme të parë nga Sky News, i njëjti i burgosur është filmuar duke u lidhur dhe duke u qëlluar në kokë në të njëjtin vend. /Telegrafi/