Telegrafi

Reagime ndaj vendimit të Trump për ndalimin e fondeve për abortet

Presidenti i Shteteve të Bashkuar, Donald Trump, ka filluar realizimin e premtimeve që ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Ai sot ka nënshkruar një dekret që ndalon fondet federale të financuara nga organizatat ndërkombëtare joqeveritare që mbështesin abortin.

Po ashtu ai ka mbajtur edhe premtim që ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore, duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv për t’u tërhequr nga Partneritetit Trans-Pacifik  (TC).

Marrëveshja e tregtisë së 12 kombeve, ishte pika kyç e politikës së ish Presidentit Barak Obama për Azi.

Po ashtu kanë ardhur edhe reagimet e para, ku aktivistët e kanë quajtur si një sulm mbi shëndetin e grave, vendimin e Presidentit të ri të SHBA-ve, për të bllokuar financimin e abortit