Site icon Telegrafi

Reagim zyrtar nga FIFA për skandalin në futbollin turk, aty ku u grushtua gjyqtari Meler

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dënoi sulmin ndaj gjyqtarit Halil Umut Meler pas ndeshjes së luajtur mes Ankaragucu dhe Rizespor në Superligën e Turqisë.

Në deklaratën e tij, Infantino deklaroi se sulmi ishte i papranueshëm.

Lexo po ashtu Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i klubit turk që grushtoi gjyqtarin

“Nuk ka vend për dhunë në futboll, në fushë apo jashtë fushës. Ajo që ndodhi pas ndeshjes MKE Ankaragucu-Çaykur Rizespor në Superligë është e papranueshme. Veprime të tilla nuk kanë vend në sport dhe shoqëri”, deklaroi kreu i shtëpisë së futbollit botëror.

“Pa gjyqtarë nuk ka futboll. Duhet të sigurohet siguria e gjyqtarëve, lojtarëve, tifozëve dhe stafit teknik dhe ata duhet të shijojnë lojën”.

Lexo po ashtu Deklarohet për herë të parë gjyqtari që u rrah nga presidenti i klubit turk, Ankaragucu

“U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të sigurojnë që kjo të zbatohet në në këtë mënyrë dhe që këta zyrtarë të respektohen në të gjitha nivelet”, ka shtuar më tej Infatino.

Faruk Koca ka dhënë dorëheqjen pasi goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler në fund të ndeshjes me Rizesporin. /Telegrafi/

Exit mobile version