Site icon Telegrafi

Reagim, do të rinovohet parku ‘Gruaja patriote’, dhe jo QTQ

Qyteti i Shkupit, sot në mëngjes deklaroi se do të rindërtohet parku “Gruaja patriote”, pasi disa media raportuan se në fakt do të rindërtohet Qendra Tregtare e Qytetit (QTQ), dhe se do të lyhet me fasadë të stilit barok, edhe pse disa herë u organizuan protesta në mënyrë të përsëritur që mos të bëhet ky renovim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Qyteti i Shkupit, pas reagimit të disa mediave në lidhje me gardhin përreth parkut “Gruaja patriote” dëshiron të informojë publikun se kjo është bërë për shkak të sigurimit të hapësirës për të kryer punimet e ndërtimit për rikonstruksionin e parkut “Gruaja patriote”, thuhet në shpjegimin e qytetit.

Në periudhën e ardhshme do të ndërtohet vizëbardha, do të vendoset ndriçim i ri, gjelbërim, dhe në fund do të vendosen dhe pajisjet e reja urbane. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Vendoset gardh rreth QTQ-së, fillon barokizimi?
Exit mobile version