Një video është publikuar në Youtube ku shihet se si sigurimi i Qendrës Klinike në Shkup ka reaguar shpejtë pasi është bllokuar sistemi për hapjen e laurës që të mund të futet makina e ndihmës së shpejtë.
Personi i sigurimit kur kuptoi se makina e ndihmës së shpejtë nuk mund të futet në spital, vendosi që ta thyej derën hyrëse dhe të mundësojë makinat të futen brenda.
Në Klinikën në Shkup në mungesë të hyrjes së veçantë për ndihmën e shpejtë, ajo duhet gjithmonë të futet me makinat tjera normale që rezulton me pritje në kolona dhe vonesa të shumta./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=HKYeDmb5t5Y