Telegrafi

Reagim i shpejtë nga Reali, Benzema barazon rezultatin në Bernabeu

MADRID, SPAIN - MAY 01: Karim Benzema of Real Madrid scores his sides first goal during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between Real Madrid and Bayern Muenchen at the Bernabeu on May 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Real Madridi ka gjetur përgjigjen pas golit të shpejtë hapës nga Bayern Munichu.

Ishte një gol i Kimmich ai që befasoi vendasit pas vetëm tri minutash lojë.

Megjithatë, një ofensivë e shkurtër e Real Madridit ishte përgjigja adekuate pas vetëm pak minutash lojë.

Me ndihmë nga Marcelo i cili vazhdon me formën e lartë, ishte Karim Benzema ai që u shfaq për të barazuar për 1-1.

Benzema i shumëkritikuar nga tifozët më në fund ka gjetur rrjetën dhe atë në një ndeshje të madhe duke lënë ndeshjen maksimalisht të hapur dhe në favor për vendasit pas disavantazhit.

Me rezultatin aktual Real Madridi kualifikohet në finale, por loja intensive e dyja skuadrave lë të hapur çdo mundësi deri në fund. /Telegrafi/