Site icon Telegrafi

Reagim i pabesueshëm në rrjetet sociale, për një fotografi të rëndomtë: Jeto jetën tende dhe edukohu!

Të martën, më 26 dhjetor, Konsulli i Nderit për Etiopinë në Skoci, profesori John Struthers, publikoi në Twitter një fotografi të tij me gruan Justina. Fotografia e rëndomtë e një akademikut skocez, gruaja e të cilit është nga Gana, nxiti menjëherë debat të madh në rrjetet sociale.

Në fotografi është profesori dhe gruaja me veshjen tradicionale të popullit të saj. Fotografia ka këtë përshkrim: “Doja ta ndaja këtë me ju. Na shikonim me mospajtim, ‘s’ka vende’, ‘a është kjo gruaja jote?’ dhe shumë veprime tjera që vinin në mëdyshje lidhjen tonë për më shumë se 40 vite të gjatë. Nuk jemi dorëzuar. Mënyra më e mirë për ta luftuar racizmin është të jetosh jetën tënde, të jeni krenar dhe të edukoheni”, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, reaguan mijëra njerëz. Ky postim ka shtyrë edhe çiftet tjera të martesave të përziera – nga racat e ndryshme – të ndajnë historitë e tyre familjare. Mes tyre është Michael Brown nga Konektikati, i cili ka publikuar foton e martesës me gruan nga Nigeria.

“E vërteta dhe jeta me fat janë armët më të mira kundër urrejtjes”, thotë ai.

Fotografi të gjyshërve publikoi Jay Smith. Çifti kishte jetuar në Liverpul. Jay thotë se gjyshja e tij ka zgjedhur dashurinë në vend të injorancës.

Jeff Price e takoi gruan e tij në Nigeri, më 2010. Familja e saj tash jeton në Sakramento të SHBA-ve.

“Njerëzit si ju të kanë hapur rrugën për ne të tjerët duke qëndruar të fortë, të drejtë, e duke edukuar dhe ndihmuar diversitetin”, ka thënë ai.

Ndërsa, një tjetër ka shkruar se diversiteti është përgjigje ndaj dashurisë. /Telegrafi/

Postimi i profesorit Struthers deri në këto momente ka marrë mbi 60 mijë pëlqime dhe afro 20 mijë komente. /Telegrafi/

Exit mobile version