Site icon Telegrafi

Ivanov i përgjigjet LSDM-së: Deri tash i kam respektuar dhe plotësuar të gjitha rregullat ligjore

E informojmë publikun se në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë mekanizma për kontrollim të institucioneve shtetërore dhe harxhimeve të tyre.

Kryetari Ivanov deri tash i ka respektuar dhe plotësuar të gjitha rregullat ligjore.

Kabineti i Kryetarit të Republikës së Maqedonisë vazhdon me transparencën dhe llogaridhënie e harxhimeve, që e vërtetojnë edhe raportet e revizionit për punën e Kabinetit të Kryetarit e kryer nga ana Entit Shtetëror për Revizion.

Kabineti i Kryetarit të Republikës së Maqedonisë nuk ka nevojë ligjore të pranojë “mjete” shtesë.

Lexo po ashtu LSDM: Veprimet politike të Ivanovit janë në dëm të shtetit

Për ne është e paqartë se në cilën mënyrë z.Robert Popovski, ministër pa resor, të kërkojë nga Institucioni i Kabinetit të Republikës së Maqedonisë të pranojë masa, për të cilat ekzistojnë në Republikën e Maqedonisë, ose nëse nuk bëhet fjalë për populizëm, që për Kabinetin e Kryetarit është e pa pranueshme. Konsiderojmë që gjithçka që duhet është të respektohen rregullat që tani janë.

Nga ana tjetër, qartësisht dhe e pritshme është se partia politike LSDM përmes këtyre manipulimeve përpiqet të ushtrojë presion ndaj Kryetarit Ivanov, për shkak të politikave dhe qëndrimeve të tij për mbrojtjen e dinjitetit të popullit maqedonas dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version