Akuzat e drejtuara nga ana e Zhivko Mitrevskit, Ministria e punës dhe politikës sociale i vlerëson si të pavërteta, të pabaza dhe të paargumentuara dhe përkujton se Vendimin të cilin MPPS e shpalli të pabazë, mbështetet në nenin 124 të Ligjit për veprim drejtues të përgjithshëm, e jo në Ligjin për marrëdhënie pune, siç thotë Mitrevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Ministri paraprak, Ibrahim Ibrahimi e ka shfuqizuar vendimin e marrë nga ish-ministri Frosina Remenski dhe sipas nenit 124 të LVDP, Ministria nuk ka baza ligjore për të shfuqizuar atë vendimm’, informojnë nga MPPS.
Vendimi i MPPS, nr. 08-8191/10 nga 29.12.2016, thuhet në kumtesën e Ministrisë, deklarohet i shfuqizuar për shumë shkaqe.
Për shkak të shkeljes së të drejtës materiale në disa pika të këtij vendimi, MPPS vendosi të shpall shfuqizimin e këtij vendimi dhe për këtë shkak më datë 04.08.2017 miratoi Vendimin nr. 08-8191/14, përfundon në reagimin e MPPS-së./Telegrafi/