Telegrafi

Reagim interesant i fëmijëve që u mashtruan nga babai për 1 prill (Foto)

Shoumeni Joe Heenan ka postuar në rrjetet sociale fotografitë e fëmijëve të tij pasi i kishte “mashtruar” për 1 prillin.

Ai u kishte thënë djemve të tij se u ka blerë një tablet, megjithatë kur fëmijët e gëzuar me lajmin hapën kutinë, gjetën një letër me një mesazh interesant (1 prilli! Hahahaha), transmeton Telegrafi.

Por ai nuk ishte ndalur me kaq, pasi kishte mashtruar edhe qenin e tij, edhe aty dy herë. Hera e parë ishte me një asht të shijshëm, kurse hera e dytë ishte paksa e rëndë.

Në fakt, i kishte hedhur qenit të tij në kutinë ku flenë “jastëk që lëshon tinguj të ngjashëm me të gazrave”. /Telegrafi/