Shoumeni Joe Heenan ka postuar në rrjetet sociale fotografitë e fëmijëve të tij pasi i kishte “mashtruar” për 1 prillin.
Ai u kishte thënë djemve të tij se u ka blerë një tablet, megjithatë kur fëmijët e gëzuar me lajmin hapën kutinë, gjetën një letër me një mesazh interesant (1 prilli! Hahahaha), transmeton Telegrafi.
Por ai nuk ishte ndalur me kaq, pasi kishte mashtruar edhe qenin e tij, edhe aty dy herë. Hera e parë ishte me një asht të shijshëm, kurse hera e dytë ishte paksa e rëndë.
Në fakt, i kishte hedhur qenit të tij në kutinë ku flenë “jastëk që lëshon tinguj të ngjashëm me të gazrave”. /Telegrafi/