Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është treguar i ashpër ndaj Ivica Daçiq gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Vishegradit dhe Ballkanit në Varshavë të Polonisë.
Ai e ka krahasuar me Sllobodan Miloshevicin sjelljen dhe diskursin e Daçiqit në raport me Kosovën dhe përpjekjet e tij për ta penguar Kosovën në forcimin e shtetësisë dhe integrimit në BE.
“Është një ironi e historisë të shohësh Ivica Dacicin duke fol për pajtim, një njeri që ka qenë zëdhënës i regjimit të Millosheviqit dhe njeriu i dytë në partinë e tij”, ka thënë Hoxhaj.
“Serbia është përgjegjëse për katër luftëra, kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës dhe asnjëherë nuk e ka marr përgjegjësinë! Nuk ka pajtim pa marrë përgjegjësi Beogradi”, ka thënë Hoxhaj, raporton Telegrafi.
Daçiq në fjalimin e tij më shumë ishte ankuar në BE-në se herë përpiqet ta trajtoj Kosovën si gjoja rast të veçantë, e në anën tjetër këtu në Varshavë e trajton si shtet.
Veçmas Daçiqit i ka penguar takimi i javës së kaluar i Stabilizim Asocimit, Kosovë-BE në Bruksel. /Telegrafi/