Telegrafi

RDM: Rregullorja e re nxit zhvillimin e ekonomisë së gjelbër

Rregullorja e re e miratuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari u mundëson bujqve dhe prodhuesve të vegjël të ushqimeve me preardhje të kafshëve që të dërgojnë prodhimet e tyre deri tek konsumatorët, me respektimin e kritereve të caktuara higjienike, thonë nga partia Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë.

Nga atje thonë se mbështesin aktivitetet të cilat Agjencia në bashkëpunim me ekspertët dhe shoqatat qytetare i planifikojnë për miratimin e një rregullore të tillë edhe për prodhuesit e vegjël të ushqimeve me preardhje bimore, me çka besojmë se do të kompletohet ndihma për prodhuesit lokal të ushqimeve.

“Kjo sjell zhvillim të ekonomisë së gjelbër dhe hapjen e vendeve të reja të punës së gjelbër. Ndikon drejtpërdrejt në fuqizimin e ekonomisë të prodhuesve lokal, nxitjen e prodhimit tradicional të ushqimeve”, thonë nga RDM./Telegrafi/