Sipas shembullit të përvojave të Austrisë dhe Gjermanisë për çështjen e sipërfaqeve të gjelbra në, grupi parlamentar i RDM-së, bashkë me disa deputetë tjerë të shumicës parlamentare propozuan ligj për gjelbërim urban. Propozim-ligji është në procedurë parlamentare dhe ka kaluar disa komisione, por thuajse gjithmonë është ndër pikat e fundit të seancave plenare të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në sqarimin e këtij ligji shkruan se hapësira prej 25 metra katrorë gjelbërim për banor mundësojnë jetë të shëndetshme dhe njerëzore, që është projekt për Shkupin në Planin e përgjithshëm urbanistik që nga viti 2002, por kjo asnjëherë nuk u respektua.
Në propozim-ligj është theksuar obligimi për themelim të kadastrës së gjelbër për të gjitha sipërfaqet e gjelbra, gjegjësisht regjistrim i gjithë hapësirave të gjelbra me numër, lloj dhe gjendje. Nëse ky ligj miratohet, gjatë përpunimit të të gjithë planeve dhe projekteve duhet të sigurohet së paku 20 për qind hapësirë me gjelbërim në çdo parcelë ndërtimore./Telegrafi/