Telegrafi

RDM: Pas një viti “betejë kuvendare”, u miratua ligji për resurset minerale

Sot në Kuvend pikërisht pas një vit “betejë kuvendare” u miratua ligji për resurse minerale, deklarojnë nga partia Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë.

Propozuesit e ligjit përveç, Lilijana Popovskës dhe Maja Maraçanin nga RDM, ishin edhe Meri Llazarova, Keti Smillevska, Dime Vellkovska dhe Sasho Atanasov nga LSDM, Goran Millevski nga PLD, si dhe deputetët e pavarur, Ivana tufegxhiq, Irena Stefanofska, Pavlle Bogoevski dhe Ferid Muhiq.

“Gjatë gjithë këtij procesi ka pasur bashkëpunim dhe mbështetje të qartë për Ligjin nga LSDM-ja dhe koalicioni, nga mbi 40 organizata dhe iniciativa mjedisore qytetare, si dhe nga “të gjelbrit” evropian. Pas mbylljes së minierës së Kazandol, ky është një tjetër sukses i përbashkët i ambientalistëve në luftën për një jetë të shëndetshme në një mjedis të pastër dhe për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër”, thotë nga RDM.

Nga atje sqarojnë se me ligjin ndalohet përdorimi i acidit cianid dhe sulfurik në flotacion ose piling në miniera të reja të hapura./Telegrafi/