Telegrafi

RDM kërkon vendosjen e bashkëpunimit parlamentar me Greqinë

RDM konsideron se tani është koha të vendoset bashkëpunimi parlamentar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, përmes formimit të grupeve parlamentare për miqësi mes dy Kuvendeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Diplomacia parlamentare mund të ndiqet me masë për mirëbesim midis të dy vendeve, për të cilën deputetët mund ti transmetojnë në mënyrë më të rehatshme dëshirat e qytetarëve të tyre për avancim dhe zhvillim të dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi.

Si parti e gjelbër ideali i së cilës është Evropa e Bashkuar, RDM e përshëndet thellimin e masave për mirëbesim midis Maqedonisë dhe Greqisë, si një fazë kalimtare drejt vendosjes së marrëdhënieve afatgjate të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në frymën e vlerave evropiane”, thuhet në njoftimin e RDM./Telegrafi/