Nga partia në pushtet Ripërtëritja Demokratike kërkojnë nga pushteti lokal që të sanksionojë shkeljet ligjore dhe moratoriumin për ndërtimet të votuar në komunat e Ohrit dhe Strugës dhe konkretisht të fillojë me aksionin e paralajmëruar për largimin e ndërtimeve paleje.
“Qytetarët me padurim presin zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s dhe të sigurojnë ruajtjen e trashëgimisë sonë të vetme natyrore dhe kulturore në botë. Një mision nga ekspertë të UNESCO-s tashmë është njoftuar deri në fund të këtij muaji. Mosrespektimi i ligjeve nga individët hedh hije mbi të gjitha përpjekjet e mëparshme”, thuhet në deklaratën e RDM-së.
Nga partia dënojnë vazhdimin e aktiviteteve të ndërtimit në objektin ilegal ku punëtorët e ndërtimit u arrestuan gjatë ndërhyrjes së inspektorëve të ndërtimit./Telegrafi/