Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) reagon ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ka proceduar asgjë në lidhje me katër paditë për siç thonë, Planet Detale Urbanistike (PDU) në komunën Karposh, padi të ngritura nga nisma Koalicioni O2 për ajër të pastër.
Sipas kësaj partie politike, zbatimi i mundshëm i këtyre PDU-ve do të thoshte kërcënim të mëtutjeshëm të mjedisit jetësor në këtë komunë, por edhe për gjithë shkupjanët, duke patur parasysh numrin e popullsisë që do të vendoset në ato ndërtesa.
RDM-ja thotë se asnjë nga këto PDU-të nuk parasheh 20% të gjelbërimit, siç thotë Ligji për gjelbërim urban dhe se e shkelin Planin gjeneral urban të Shkupit në dispozitat e sigurimit të kushteve ekologjike për jetë. /Telegrafi/