Ripërtrirja Demokratike e Maqedonisë (RDM) dje përmes kumtesës kërkoi ndërprerjen e ndërtimit, ndryshim të PDU-së dhe projektit për objektin ‘Nastel Taftalixhe’, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Për ne si parti politike është i rëndësishëm interesi publik dhe për këtë arsye kërkojmë përgjigje nga institucionet, të cilat janë të obliguara ta mbrojnë’, kumtoi RDM.
Sipas RDM-së, PDU është sjellur në procedurë jotransparente pa debat publik, ekzistojnë marrëdhënie të paspastruara pronësore-juridike dhe objekti nuk është në përputhshmëri me standardet ekologjike dhe urbanistike. /Telegrafi/