Site icon Telegrafi

RDM kërkon mbyllje urgjente të xeherores Kazandoll

Partia RDM sot kërkoi mbyllje urgjente të xeherores Kazandoll për shkak të shkeljes së marrëveshjes për koncesion dhe procedurës për marrjen e saj në më shumë segmente.

“Këtë e mbështesim në raportin e mbikëqyrjes së çrregullt të xeherores nga ana e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor, të kryer kohë më parë me kërkesë të shoqatës qytetare nga Gjevgjelia “Shpëtim për ne”. Pra, sipas marrëveshjes ndërmjet Qeverisë dhe koncesionerit, ekziston detyrim për ndërtim të fabrikës për bakër dhe të fillojë prodhimi në vëllim prej së paku 50 për qind. Duke pasur parasysh faktin se innspektorët kanë konstatuar se fabrika në fjalë është ende në themele, ndërsa ëshv duke kaluar edhe viti i tretë, është plotësuar kushti për anulim të njëanshëm të marrëveshjes nga ana e Qeverisë”, thuhet në kumtesën e RDM-së./Telegrafi/

Exit mobile version