Telegrafi

RDM kërkon masa afatshkurtëra dhe afatgjata kundër ndotjes së ajrit në Maqedoni

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) ka reaguar zyrtarisht në lidhje me çështjen e ndotjes së ajrit në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, ulja e ndotjes paraqet shpëtim jete dhe shëndeti, ndërkaq bëjnë thirrje që të veprohet në drejtim të uljes së ndotjes përmes masave urgjente.

RDM-ja propozon masa afatshkurtëra dhe afatgjata si vendosja e regjimit çift-tek për veturat, transport publik falas, ndalimi i automjeteve të rënda nëpër qytet, ndalimi i automjeteve nën Euro4.

Kjo parti propozon edhe pastrim të rrugëve, mbledhje në rregull të hedhurinave, përgjysmimi i prodhimeve industriale, rritja e kontrolleve, sjelljen e një ligji për gjelbërim urban, subvencione për furra me peleta, për pajisje me gaz, energji hibride. etj./Telegrafi/