Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) është kundër hapjes së xeheroreve në Maqedoni. Ata thonë se kjo është papërgjegjësi ndaj qytetarëve dhe shëndetit të tyre,
“Ata janë “xeheroret e vdekjes”, punojnë me squfër në hapësirat e hapura dhe ndotin jetën rreth tyre. Tragjedi e veçantë është që gjithë rajoni lindor është paraparë për strategji për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Ndërsa tani janë një natyrë e mjeruar. Kjo është e papranueshme”, tha Liljana Popovska nga RDM, në një konferencë për shtyp.
Ai kërkoi që urgjentisht të zgjidhen minierat Kazandoll, Vallandovë dhe Ilovica, dhe Strumicë, të cilat tanimë janë marrë nën koncesion nga Ministria e Ekonomisë që të ndërtohen./Telegrafi/