Site icon Telegrafi

RDM-ja thërret në bashkërendim të veprimeve të opozitës në Maqedoni

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) u bën thirrje të gjitha shoqatave qytetare të cilat janë pjesë e demonstratave kundërqeveritare, që në një afat sa më të shkurtë të mundshëm të ulen në një forum të përbashkët opozitar, për të menaxhuar me krizën, nga brenda, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo thirrje i bëhet Platformës për Maqedoni Demokratike, grupit të partive të djathtam, si edhe organizatës qytetare Protestoj.

RDM-ja e arsyeton një forum të këtillë, me suksesin e mundshëm në ndërtimin e një pozicioni më të fuqishëm negociues me ndërmjetësuesit e jashtëm në krizë. Një hap i këtillë për RDM-në do të thotë fuqizim të opozitës brenda në vend./Telegrafi/

Exit mobile version