Në lidhje me reformat zgjedhore, Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) shprehet për një njësi zgjedhore dhe prag zgjedhor.
Kjo parti kërkon që listat e deputetëve të jenë të hapura, kurse numri i deputetëve femra dhe meshkuj të jetë i barabartë.
RDM-ja konsideron se në këtë mënyrë do të ofrohet mundësi serioze për demokracinë dhe për lirinë e qytetarëve, pasi që kështu do të ketë një Kuvend të përgjegjshëm.
Gjithashtu, RDM-ja thotë se duhet që të fshihen edhe 89 mijë votuesit inekzistent, që me pajtim, KSHZ-ja vërtetoi se nuk ekzistojnë në asnjë bazë të dhënash./Telegrafi/