Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) dhe Lidhja Demokratike e Maqedonisë(LDM) kanë reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për t’ia kthyer kreytarit të shtetit të drejtën e faljes së të denuarve për parregullsi zgjedhore, pedofili, krime lufte, tregti me drogë dhe krime tjera, transmeton Telegrafi Maqedoni.
RDM-ja konsideron se me këtë vendim është rënuar krejtësisht procesi i demokratizimit dhe besimi i qytetarëve në sigurinë juridike dhe sistemin juridik, si vlera themelore të rendit kushtetues të vendit, duke theksuar se edhe një herë u vërtetua partizimi i gjyqësisë dhe ndikimi partiak mbi institucionet shtetërore.
Nga ana tjetër, LDM-ja konsideron se me këtë vendim janë rënuar themelet e sundimit të ligjit, me çka ligjet nuk do të jenë të njejta për të gjithë dhe se kështu nuk mund të mbahen zgjedhje, duke propozuar që të hapet procedurë për sjelljene një Ligji për Gjykatën Kushtetuese, me të cilin do të përfshihet përgjegjësi e gjykatësve për shkelje të Kushtetutës, ose nëse sjellin vendime me të cilat rënohet sundimi i ligjit, ose nxit krimbërjen, si edhe gjykatësve të tanishem t’u ndërptitet mandati./Telegrafi/