Site icon Telegrafi

RDK zgjodhi organet e saj partiake

Siç njoftojnë nga shërbimi për informim i RDK-së, Kuvendi Qendror i Rilindjes Demokratike Kombëtare me unanimitet të plotë dhe me plebishit zgjodhi organet partiake, duke filluar nga zgjedhja e Kryesisë Qendrore të partisë, që përbëhet prej 21 anëtarëve.

“Në një atmosferë impozante, forumi më i lartë partiak, Kuvendi Qendror, për Sekretar të përgjithshëm të RDK-së me aklamacion zgjodhi ish ministrin e pushtetit lokal Suhejl Fazliu”, shprehen nga RDK, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi Qendror zgjodhi edhe nënkryetarët e RDK-së, edhe atë, këshilltaren e RDK-së, Luljeta Aziri,  Sefedin Bilallin, Premtim Isenin dhe Suad Ibrahimin.

“Në këtë forum partiak u zgjodh edhe drejtori i Qendrës për Hulumtim dhe Analiza Abdulkadir Isaki, si dhe njëzëri vendosi që për Zëdhënës të RDK-së të jetë Shpat Iseini”, thuhet në njoftimin e RDK-së.

Gjithashtu, Kuvendi Qendror i kësaj partie solli Kodin Etik të partisë, që sipas tyre, është një vlerë shtesë partiake për mirësjelljen e anëtarëve dhe funksionarëve të RDK-së brenda strukturave si dhe në komunikim me strukturat dhe mediat./Telegrafi/

Exit mobile version