Site icon Telegrafi

RDK u bën ftesë për bashkëpunim partive opozitare shqiptare

Rilindja Demokratike Kombëtare, në një kumtesë drejtuar Telegrafi Maqedoni, ka bërë thirrje te të gjithë partitë opozitare shqiptare për një bashkëpunim politik, si mundësi më e mirë për fitoren e opozitës shqiptare në Maqedoni.

‘Nisur nga situata aktuale politike në vend, vullneti i shprehur nga të gjitha subjektet politike opozitare dhe nevoja e bashkëpunimit opozitar sa më të gjerë, si mundësia më e mirë për fitoren e opozitës shqiptare në Maqedoni, ftojmë në takim të përbashkët mes të gjitha partive opozitare shqiptare: Rilindja Demokratike Kombëtare, Lëvizja për Reforma në PDSH, Lëvizja Besa, partia Uniteti dhe Partia për Prosperitet Demokratik, ditën e hënë, me 18 prill, në ora 11, në lobin e Hotel “Aleksander Palace”, për të diskutuar aktualitetin politik në vend dhe modalitetet e bashkëpunimit opozitar sa më të gjerë’, thuhet në komunikatën e RDK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version