Rilindja Demokratike Kombëtare ka kritikuar hapjen e konkursit për staf akademik në Universitetin ”Nënë Tereza” duke e quajtur si marketing politik. Kështu thuhet në reagimin e partisë opozitare drejtuar Telegrafit në Maqedoni.
”Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim se deri më tani shqiptarët kanë dhënë dëshmi të mjaftueshme të sakrificës dhe kontributit të jashtëzakonshëm në momentet kritike të zhvillimit të kombit shqiptarë në përgjithësi. Një dëshmi e kësaj natyre ishte Universiteti i Tetovës, ku u tregua një mobilizim dhe sakrificë e jashtëzakonshme kombëtare që solli edhe në viktima në njerëz. Edhe pse për këtë institucion është dashur të gjith të kujdesemi si sytë e ballit, por fatkeqësisht të gjith kemi dështuar në këtë drejtim. Si duket, dështimet vazhdojnë të na ndjekin edhe më tutje, edhe me krijimin e institucioneve të reja duke vazhduar të bëjmë ekperimente për interesa të ulëta afatshkurtëra partiake, si me rastin e themelimit të Universitetit Shetëror Nënë Tereza.
Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim të prerë se përderisa është vendosur të themelohet një institucion i ri arsimorë, atëherë duhet patur shumë kujdes që mos të bëhen gabimet e njëjta që na kanë shoqëruar për një periudhë të gjatë kohore të zhvillimit të kombit shqiptarë. Për fat të keq, themelimi i Universitetit Shtetëror Nënë Tereza shoqërohet me lojëra dhe eksperimente të interesave të ulëta partiake, që detyrimisht do të rezultojë në situatë identike me universitet ekzistuese shqipëfolëse. Kualiteti i një institucioni të ri shkencorë nuk arrihet duke shpejtuar në hapjen e konkurseve për stafin akademik, ndërsa studentët, godina universitare dhe mjetet finansiare janë ende inekzistente. Të gjith ne jemi dëshmitarë se nxitimi i themelimit të Universitetit Shtetëror të Prizrenit në Kosovë jo vetëm që nuk solli një institucion me kualitet të lartë, por në të njëjtën kohë nuk ndihmoi asgjë në reformimin dhe forcimin e Universitetit të Prishtinës. Nxitimi i themelimit të Universitetit Shtetëror Nënë Tereza jo vetëm që nuk do të krijojë një institucion me kualitet të lartë shkencorë, por në të njëjtën kohë nuk do të ndihmojë aspak reformimin dhe forcimin e Universitetit të Tetovës. Shqiptarët nuk e kanë komoditetin e eksperimenteve me institucione të larta arsimore, prandaj nëse qëllimi është i sinqertë atëherë këtyre lojërave afatshkurtëra duhet dhënë fund.”(sic) thuhet në reagimin e RDK-së për Universitetin ”Nënë Tereza”./Telegrafi/