Site icon Telegrafi

RDK propozon votim me gjurmë gishtërinjsh për t’i ikur nga manipulimet

Rilindja Demokratike Kombëtare ka reaguar me një komunikatë të drejtuar Telegrafit Maqedoni në lidhje me mënyrën e votimit, duke propzuar shqyrtim të votuesve me shenjën e gishtërinjëve

”Votimi nëpërmes shenjave të gishtrinjëve me automatizëm do të zgjidh tërë problematikën e listës së votuesve sepse atëherë aspak nuk ka nevojë për kontrolle të mëtutjeshme dhe as që do të ketë nevojë të shlyejnë dikend nga kjo listë. Në këtë rast, lista aktuale zgjedhore nuk do të jetë aspak problem për asnjë parti politike sepse manipulimi bëhet te votimi, dhe jo sa është numri i votuesve në listën zgjedhore. Lista zgjedhore është e rëndësishme vetëm nëse nuk pranohet votimi nëpërmes shenjave të gishtrinjëve, sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhje parlamentare ose lokale. Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon që ti thuhet mjaft lojës me listën zgjedhore, dhe nëse 4 partitë politike janë serioze në këtë drejtim atëherë lë të pranojnë votimin nëpërmes shenjave të gishtrinjëve.” shkruajnë nga RDK./Telegrafi/

Exit mobile version