RDK: Nuland mund të jetë e fundit, të shfrytëzohet maksimalisht prezenca e saj
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni thotë se vizita e Ndihmës sekretares Victoria Nuland duhet të shfrytëzohet maksimalisht për të dalë nga kriza politike sepse prezenca e saj mund të jetë e fundit.
‘Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se ardhja e Ndihmëssekretares amerikane të shtetit për çështje të Evropës dhe Azisë, Victoria Nuland në Maqedoni duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga aktorët politik vendas për të dalë nga kjo krizë e thellë politike dhe institucionale, sa nuk është vonë. Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se prezenca e znj. Nuland mund të jetë vizitë e fundit në Maqedoni për të ndihmuar vendin të dalë nga kjo krizë, dhe ndikimi i saj duhet shfrytëzuar maksimalisht. Prezenca e shpeshtë e Nuland, dhe figurave tjerra me relevancë në Departamentin e Shtetit Amerikan, është një dëshmi e fuqishme për rëndësinë e Maqedonisë dhe Ballkanit perëndimorë në gjeostrategjinë e përgjithëshme të rregullimit botërorë.
Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se aktorët politik vendas deri më tani kanë dështuar tërrësisht në zgjidhjen e krizës politike, dhe për këtë arsye komuniteti ndërkombëtarë nuk duhet edhe më tutje të toleroj neglizhencë të këtyre aktorëve. Situata politike në vend është aq ndërlikuar saqë është e papranueshme që vendi dhe Ballkani perëndimorë të lihen nën duart e aktorëve lokal, me arsyetim se zgjidhja e krizës është më e qëndrueshme. Vendi, rajoni, por edhe bota perëndimore kanë shumëçka për të humbur, nëse nuk kemi ndërhyrje urgjente përmbajtësore, sa më shpejtë që është e mundëshme. Vendi nuk ka kohë për të humbur për të pritë sherifët lokal të arrijnë pozicion më të mirë partiak. Koha është për zgjidhje tani’ shprehet RDK në kumtesë. /Telegrafi/