Site icon Telegrafi

RDK: Marrëveshja e Ohrit është devalvuar tërrësisht

Me një komunikatë të nisur për Telegrafin në Maqedoni Rilindja Demokratike Kombëtare ka komentuar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

”Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se roli i Marrëveshjes së Ohrit ka qenë instrumental në ndalimin e konfliktit të armatosur të vitit 2001, dhe është absurditet i jashtëzakonshëm të flitet rreth implementimit ose mosimplementimit të kësaj marrëveshje, edhe 15 vite pas nënshkrimit të saj. Tanimë nuk ka dilemë se Marrëveshja e Ohrit është devalvuar tërrësisht nga aktorët politik vendas, qoft ato maqedonas apo edhe shqiptarë, dhe është ofendim i rëndë të vazhdohet edhe më tutje të manipulohet me popullatën e rëndomtë në emër të kësaj marrëveshje. Ky dokument mund lirisht të bëhet pjesë përbërëse e konferencave, seminareve dhe debateve të ndryshme akademike dhe asesi nuk duhet të jetë pjesë përbërëse e jetës së përditshme shoqërore në krijimin e një pengu të vazhdueshëm të një popullate të tërrë.” thonë nga RDK./Telegrafi/

Lexo po ashtu SIOFA e përkujton Marrëveshjen e Ohrit me konferencë

 

Exit mobile version