Site icon Telegrafi

RDK: Ku janë investimet në vendbanimet shqiptare?

Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se vendi nuk është duke u zhvilluar në mënyrë të barabartë dhe hulumtimi i fundit për investime të huaja nga ana e BIRN, është edhe një dëshmi e radhës për këtë padrejtësi që u bëhen rajoneve të ndryshme, sidomos pjesës ku banojnë shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij hulumtimi, investimet e huaja në rajonet ku banojnë shqiptarët, sidomos në Pollog, duke patur parasyshë zonën ekonomike në Tetovë, janë inekzistente apo me një përqindje qesharake, në krahasim me zonat tjerra ekonomike gjithandej vendit. Hulumtimi nxjerr në sipërfaqe mashtrimet e mëdha të pushtetit rreth investimeve të huaja në vend që nuk përputhet aspak me realitetin.

Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim konsistent se tani është momenti të thuhet gjith e vërteta e veprimit politik dhe ekonomik gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore. E vërteta ekonomike, njejt si e vërteta politike, duhet urgjentisht të del në sipërfaqe sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund e gjith shoqëria të bindet për diskriminimin e madh ekonomik në vendbanimet shqiptare, në të kundërtën pasojat do të jenë të rënda sepse do të jetë shumë vështirë të ndryshohet opinioni i krijuar mbrenda një etnikumi.

Partitë politike në vend duhet përfundimisht të luajnë rol konstruktiv duke punuar maksimalisht që të del në sipërfaqe e vërteta e zhvillimit të barabartë ekonomik sa nuk është vonë, sepse në të kundërtën do të jetë shumë vonë për të intervenuar. /Telegrafi/

Exit mobile version