Telegrafi

RDK: Komuniteti ndërkombëtar dëshmitar i drejtpërdrejtë i lëshimeve enorme të Pribe-s

Në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, RDK ka folur për Raportin e Pribe-s dhe implementimin i saj nuk mund të bëhet nga ky pushtet.

‘Komuniteti ndërkombëtarë është dëshmitarë direkt i lëshimeve enorme në implementimin e rekomandimeve të ndryshme të propozuara nga ana e institucioneve të ndryshme evropiane, dhe për këtë arsye nuk duhet në asnjë mënyrë të lejojë edhe një eksperiment tjetër me aktorët e njëjtë politik.

Rilindja Demokratike Kombëtare në vazhdimësi ka mbajtur qëndrim se Raporti i Pribes është fillimi më urgjent që duhej të implementohet, por kaluan plotë një vit ndërsa pushteti aktual nuk ka bë as hapin e parë. Në realitet, vet raporti i Pribes konstaton se vendi kryesisht ka ligje të mira, por ekziston një shpraztirë e madhe nëmes legjislacionit dhe praktikës sepse ka mungesë të madhe të implementimit objektiv. Për këtë arsye, demokracia, barabarsia, të drejtat e njeriut, dhe sundimi i ligjit nuk mund të lehen në duart e aktorëve politik të këtij pushteti. Vendi ka nevojë për reforma rrënjësore në të gjitha institucionet e shtetit dhe për këtë kërkohet inkluzivitet gjithpërfshirës në implementim objektiv të rekomandimeve të Raportit Pribe dhe shumë raporteve tjerra të përgatitura nga institucionet e ndryshme evropiane’, kështu thonë nga Shërbimi për informim i RDK-së. /Telegrafi/