Rilindja Demokratike Kombëtare me një njoftim drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka ironizuar me propozimin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë për dygjuhësi në Maqedoni.
”Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se aktualizimi i zyrtarizimit të gjuhës shqipe në tërrë teritorin e vendit nuk është asgjë tjetër përpos një lojë mirë e përgatitur nga dy partitë maqedonase, OBRM-PDUKM dhe LSDM, me qëllim që të fusin në kurth partitë politike shqiptare, analist të ndryshëm, dhe popullatën në përgjithësi. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, si dhe aktualizimi i shumë çështjeve tjera të rëndësisë kombëtare, kanë qenë pjesë përbërëse e lojërave të ndryshme edhe më herët, jo vetëm nga partitë maqedonase, por edhe nga parti të ndryshme shqiptare. Për këtë arsye, tani është koha ku secila lojë duhet të luhet në oborin e vet, dhe jo në oborin e huaj, dhe të del në sipërfaqe e vërteta për të gjith këto lojëra që janë bë në kurriz të kombit dhe fesë, që nga pavarsimi i vendit e deri më sot.” thuhet në mes tjerash nga reagimi i RDK-së./Telegrafi/