Telegrafi

RDK e Zendelit: LR-PDSH me mentalitet të PDSH-së

Ka vazhduar saga e konflikteve verbale, në distancë e partive politike opozitare shqiptare. Këtë herë me një reagim të dërguar Telegrafi në Maqedoni, RDK e udhëhequr nga Fadil Zendeli ka kritikuar LR-PDSH duke e quajtur si PDSH.

”RDK mirëpret pranimin indirekt nga Sekretari i LR PDSH-së se deklarata e kryetarit të partisë së tij se nuk kanë patur ftesë për takim nuk e thotë të vërtetën, por i kujton atij se formimin apo jo të koalicioneve mund ta deklarojnë partitë që marrin pjesë në takime dhe jo ata që ftohen në takim por nuk i përgjigjen ftesës.
RDK shpreh keqardhjen që zyrtarët e kësaj partie vazhdojnë me mentalitetin e kryetarit të partisë të cilën pretendojnë ta reformojnë se për çdo gjë vendos lideri i partisë, duke i bërë të pavlerë veprimet e funksionarëve të tjerë të partive dhe organeve drejtuese të tyre.”(sic) thuhet në reagimin e RDK-së./Telegrafi/