Rilindja Demokratike Kombëtare në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka reagur për propozimin e trupit ad-hic për media.
‘Formimi i ad-hoc trupit për monitorimin e mediave 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, është edhe një argument shtesë për rolin inferior të dy partive shqiptare gjatë hartimit të Marrëveshjes së Përzhinës. Përfaqësuesit e dy partive shqiptare kanë nënshkruar marrëveshjen, ndërsa nga ana tjetër publikisht refuzuan të respektojnë të njëjtën marrëveshje duke mos deleguar asnjë emër shqiptarë që do të formojnë ad-hok trupin prej 5 anëtarëve që do të monitorojnë balansimin e mediave gjatë 100 ditëve para mbajtjeve së zgjedhjeve.
Rilindja Demokratike Kombëtare thirr në përgjegjësi dy partitë shqiptare që lejuan që anëtari shqiptarë të zgjidhet nga anëtarët maqedonas. Ky veprim na rikujton kohën e monizmit, por edhe një kohë pas saj, kur “shqiptarë i mirë” është ai shqiptarë që zgjidhet apo emërrohet nga pala maqedonase. Ky akt është i pafalshëm, dhe arsyetimet se emri shqiptarë i propozuar nga anëtarët maqedonas duhet të ketë pëlqim partiak shqiptarë, ndërsa nga ana tjetër të dyja partitë shqiptare kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë ad-hok trup, është e neveritshme. Mjaft na keni përfaqësuar, sepse jeni duke turpërruar çdo arritje e deritanishme kombëtare. /Telegrafi/