Gjermanët e RB Leipzig kanë shënuar fitore në udhëtim te Tottenham me rezultat 1-0, duke bërë një hap të madh drejt çerekfinales.
RB Leipzing ka treguar lojë të mirë ndaj Tottenhamit në kuadër të ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve.
Edhe pse pjesa e parë u mbyll pa gola, gjermanët kanë pasur posedimin e topit në të shumtën e kohës dhe kanë rrezikuar më shpesh.
Rastin e parë të mirë e kishte Leipzig me Angelinon, por Hugo Loris ishte në vend.
Tottenhami u përgjigj me Steven Bergwijn, por pa sukses.
Raste të mira për gjermanët kishin edhe Patrick Schick dhe Timo Werner, por rezultati nuk ndryshoi.
Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Me të filluar pjesa e dytë Lucas gjuan nga brenda zonës, por portieri Peter Gulacsi, ishte në vend.
Zhvillohej minuta e 65-të e ndeshjes, kur Ben Davies rrëzon në zonë Konrad Laimerin, ndër për gjyqtarin e ndeshjes Cuneyt Cakir nuk kishte dilema për të dhënë penallti.
Nga pika e bardh doli të jetë i saktë Werner për 1-0.
Ice cold penalty from Timo Werner, can’t wait for him to be a Liverpool player soon. ? pic.twitter.com/rAg5AgVmxt
— Samue (@SamueILFC) February 19, 2020
Menjëherë pas golit Patrik Schick kishte rast të mirë, por që Lloris ishte në vend.
Rastin më të mirë në pjesën e dytë për londinezët e kishte Giovani Lo Celso (73’), që gjuajti fuqishëm, por pa sukses.
Pas tij provoi Lamela, por as ky nuk ishte i saktë.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe skuadra e Julian Nagelsmann mori një fitore të madhe, që do t’i shërbeje shumë për ndeshjen kthyese që e luajnë në shtëpi. /Telegrafi/