Telegrafi

RB Leipzig skuadër rekordesh, këto janë çmenduritë që arritën sot

RB Leipzig është duke i magjepsur të gjithë.

Skuadra që erdhi nga Bundesliga 2 nuk po njeh kundërshtarë në Bundesligë.

Sonte shënuan fitore ndaj Freiburg (3-1) dhe tani janë me 30 pikë, gjashtë më shumë se Bayern Munich.

Lexo po ashtu Mrekullia gjermane e quajtur RB Leipzig nuk ndalet, gjashtë pikë larg vendit të dytë (Video)

Ata janë skuadra e parë që janë futur në Bundesligë dhe nuk kanë humbur në 12 ndeshjet e para sezonale.

Sa do të zgjasë mrekullia Leipzig mbetet të shihet, por tifozët e skuadrave tjera të Bundeligës kanë filluar të frikësohen. /Telegrafi.