Bayern Munich ka pësuar humbje në shtëpi nga RB Leipzig me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 33-të të Bundesligës.
Kjo humbje mund t’i kushtojë me titullin e kampionit bavarezëve, pasi që nëse Borussia Dortmund fiton dy ndeshjet e ardhshme, atëherë trofeu i çmuar do tu takojë atyre.
Pjesa e parë edhe pse solli shumë raste u shënua vetëm një gol, me Serge Gnabryn që ishte i saktë në minutën e 25-të.
The perfect start 🙌
🔴⚪ #FCBRBL 1-0 (29') pic.twitter.com/0seMmyXMRk
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 20, 2023
Por pjesa e dytë solli një situatë krejtër. Konrad Laimer barazoi shifrat në minutën e 65-të me një goditje të saktë brenda zonës (1-1).
Wir schalten blitzschnell um ⚡️
Konni #Laimer hämmert den Abpraller in die Maschen. WICHTIG 💪
⏱ 65. Min
⚪🔴 1:1 🔴🔵#FCBRBL | #Bundesliga pic.twitter.com/vVxnoqpWjM— RB Leipzig (@RBLeipzig) May 20, 2023
Pas dhjetë minutash, RB Leipzig fitoi penallti, ku nga poika e bardhë ishte i saktë Christopher Nkuku për 2-1.
JAAAAA!
JAAAAAAAAAAA!!
JAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!!!!!!Christo verwandelt eiskalt vom Punkt!!!!!!
⏱ 76. Min
⚪🔴 1:2 🔴🔵#FCBRBL | #Bundesliga pic.twitter.com/DIAAn31dxq— RB Leipzig (@RBLeipzig) May 20, 2023
Në minutën e 86-të, mysafirët fituan edhe një penallti, ku kësaj radhe i saktë ishte Dominik Szoboszlai për 3-1.
DREI ZU EINS 🔥🔥🔥🔥
Dominik Szoboszlai MACHTS!!!!!!!!!!!
⏱ 86. Min
⚪🔴 1:3 🔴🔵#FCBRBL | #Bundesliga pic.twitter.com/yphGZO2p7N— RB Leipzig (@RBLeipzig) May 20, 2023
Bayern Munich ka 68 pikë, një më shumë se Borussia Dortmund që ka një ndeshje më pak, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbylljen e kampionatit. /Telegrafi/